160 lekë kilogrami i qepës në Elbasan, shitësit: Mall importi, nuk ka punëtorë

26 Mars 2023 | 12:54

Mungesa e prodhimit vendas ka bërë që tregtarët e qytetit të Elbasanit të shesin prodhime të importuara nga jashtë. Një ndër to është edhe qepa e cila dikur shitej një kg me 80 lekë, ndërsa sot me 160.

Brenda një jave çmimi i qepës është dyfishuar. Sipas tregtarëve ky fenomen ka ulur numrin e blerësve.

“Katastrofë 150, 160, 140 janë me shumicë, Mall importi, po s’punoi njeri, kanë ikur njerëzit të gjithë”,  thotë një qytetar.

Rritja e çmimeve, ka prekur xhepat e qytetarëve. Ata shprehen se jetesa për ta po bëhet e vështirë.

“160 një kile qepë, çfarë do hamë neve”, shprehet një qytetare.

Në Elbasan, në tregjet e fruta-perimeve gjen më së shumti produkte të huaja. Aktualisht dominon qepa e importit, kryesisht ajo e ardhur nga Holanda.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026