Autobusi në Tiranë përmbyset dhe aksidenton disa automjete, pamje nga vendngjarja
Euronews Albania ka siguruar pamjet e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në “Rrugën e Elbasanit” ku një autobus është përmbysur.
Si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar, por për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.
Në pamje shihet se autobusi i linjës Lundër-Farkë e Vogël- Tiranë është përmbysur ndërsa ka përplasur dhe disa makina të tjera që ndodheshin para tij.
“Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi Gentjan Qosja, 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.”- njofton policia.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Gazetari Eni Ferhati nga vendi i ngjarjes bëri me dije se në autobus ndodheshin 20 persona.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër