Pasioni për punën i 82-vjeçarit, këpucari më i vjetër në qarkun e Gjirokastrës

27 Mars 2023 | 13:47

Prej 68 vitesh Petrit Koçollari i ka gjithnjë duart me mastiç. Kjo për shkak se profesioni i tij prej afro 7 dekadash është ai i këpucarit.

Edhe pse në moshë të thyer, ai e dashuron profesionin e tij, dhe e bën me të njëjtin pasion si atëherë kur e nisi. Zanatin e nisin kur ishte vetëm 14 vjeç, i shtyrë edhe nga i vëllai. Në punishten e tij, Petriti na njeh me historinë e jetës.

“Unë kam shumë vite, që në moshën 14 vjeç kam hyrë në punë, aty kam mësuar me ca zanatçinj. Isha i kujdesshëm në zanat dhe e mora, pastaj shkova ushtar, pastaj erdha u ktheva prapë në Fabrikën e Këpucëve. Isha lart në speciale në Pazar, punoja këpucë me porosi. Andej pastaj dola në pension”, tregon i moshuari.

Kënaqësia e tij është mirënjohja që kanë banorët e qytetit ndaj punës së tij.

“Shumë i kënaqur dhe klientët që më kanë ardhur kanë ngelur shumë të kënaqur, shumë të kënaqur”, shprehet 82-vjeçari.

Me gjithë vitet e shumta të punës dhe lodhjen, sërish ai nuk është shkëputur asnjëherë nga ky zanat.

Mosha e thyer e bën të që mos ketë të njëjtin rendiment në punë, por për Petritin, kjo punë është vetë qetësia.

“Jo, nuk e kam ndërruar zanatin. Shokët e mi e kanë ndërruar, por unë nuk e kam ndërruar, vajta tërë, këto vite, 50 vjet që nuk e kam ndërruar këtë zanat se më pëlqen. Edhe tani që jam 82 vjeç edhe tani punoj, punoj nga një çikë kështu, kaloj kohën”, tregon këpucari.

I apasionuar pas punës që ushtron, Petriti ka një thirrje për të rinjtë, edhe pse shton se kjo punë nuk të pasuron, por të sjell të ardhura.

“Ta vazhdojnë këtë zanat se ky zanat është shumë i mirë, ta vazhdojnë”, apelon ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026