Shqipëria ‘kundër’ historisë | Polakët numërojnë 9 fitore, çfarë pritet në Varshavë

27 Mars 2023 | 15:32

Shqipëria dhe Polonia përballen mbrëmjen e sotme në Varshavë, në sfidën që shenjon nisjen e rrugëtimit të kuqezinvje drejt Europianit të 2024-ës që zhvillohet në Gjermani.

Të besuarit e Silvinjos u kanë dhënë fund përgatitjeve, ndërsa madje ditën e diel zhvilluan dhe konferencën zyrtare për shtyp.

Grupi i Shqipërisë është i plotë, teksa i gatshëm është dhe sulmuesi Myrto Uzuni, që po shkëlqen me Granadën në Spanjë. Statistikat janë i vetmi problem, teksa historia favorizon Poloninë.

13 herë janë ndeshur me njëra-tjetrën këto dy skuadra, ku polakët numërojnë 13 fitore, 3 barazime dhe 1 fitore për kuqezinjtë. I vetmi sukses për Shqipërinë daton në vitin 1953, në miqësoren e fituar 2-0.

Përballja e fundit është ajo e 2021 që i përket kualifikueseve për botërorin e Katarit, ku të dyja ndeshjet u fituan nga Polonia 4-1 dhe 0-1. Sa i përket formacionit, në portë pritet të vendoset Strakosha, në mbrojtje Balliu, Kumbulla, Mihaj dhe Hysaj, në mesfushë Laçi, Ramadani dhe Asllani, ndërkohë sa i përket sulmit Asani, Uzuni dhe Cikalleshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024