Reforma në Drejtësi, Yuri Kim: Hetimet dhe aktakuzat e SPAK-ut janë inkurajuese

16 Nëntor 2020 | 11:51

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim nëpërmjet një postimi në Twitter shprehet se SPAK po bën hapa përpara për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese, një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara, hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Mbani kursin. Qëndroni të ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me shqiptarët në mbështetje të Reformës në Drejtësi! ”, shkruan ambasadorja.

Nuk dihet me saktësi se për cilat hetime e ka fjalën Yuri Kim. 

Kujtojmë që një ditë më parë  SPAK vuri nën hetim deputetin dhe koordinatorin politik të PS për Tiranën, Ervin Bushati. 

Ky i fundit është nën hetim për dy vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë.

Lexoni gjithashtu:

PD: Konfirmon SPAK, Ervin Bushati nën hetim për mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026