Presidentja greke në Beograd: Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar

28 Mars 2023 | 17:37

Presidentja greke, Katerina Sakelaropoulou deklaroi se qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar, duke mos e njohur pavarësinë e saj.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Beograd me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, Sakelaropoulou u shpreh se Greqia mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme që do të ruajë stabilitetin në rajon.

“Ne mbështesim bisedimet e fundit në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje dhe zbatimin e planit të zbatimit dhe përmirësimin e pozicionit tuaj në Evropë,” theksoi ajo.

Duke folur për integrimin evropian të Serbisë, presidentja greke nënvizoi se Greqia gjithmonë ka menduar se Serbia i përket familjes evropiane.

Ndër të tjera, ajo ka shprehur nevojën që Serbia të anëtarësohet në BE dhe për mbështjetjen ndaj saj në këtë drejtim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026