Gazetari tregon skemën: Si do t’i hapet rrugë ardhjes së shqiptarëve në Londër
Gazetari shqiptar në Britani të Madhe, Ervin Gjonaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se vizita e kryeministrit shqiptar në Britani ishte shumë e pritur nga shqiptarët.
Ai u shpreh se takimi i ministrit Bledi Çuçi me ministren britanike Suella Braverman është cilësuar produktive nga shtypi britanik dhe pritet të sjellë shumë shpejt rezultate konkrete për shqiptarët.
“Pala shqiptare i ka kërkuar qartë Braverman që të kërkojë ndjesë për deklaratat ndaj shqiptarëve dhe të shikojë linjën që shqiptarët që punojnë në Britani pa dokumente t’u jepet një formë amnistie dhe një leje qëndrimi afatshkurtër. Kjo kërkesë është pritur shumë mirë, ministrja është shprehur pozitivisht parimisht. The Guardian është shprehur se kishte një pozitivitet, por kjo duhet nisur nga parandalimi i emigracionit ilegal, duke nisur gradualisht lëvizja legalisht. Ka një tjetër zhvillim duke u dhënë bizneseve shqiptare në Britani një forme licence për të marrë punëtore nga Shqipëria, kjo procedurë ka nisur tashmë. Do ketë zhvillime deri në fund të këtij viti sa i përket lejes së qëndrimit të shqiptarëve”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje