Eksperti: Shoferët kanë më shumë frikë nga kamerat se nga policët
Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se drejtuesit e mjeteve i frikësohen më shumë kamerave të vendosura në rrugë për monitorimin e sigurisë, se policëve.
Sipas tij forma e digjitalizuar e ndëshkimeve është më efikase sepse natyrshëm marrëdhënia mes njerëzve është më e manipulueshme.
“Nëse nëpërmjet këtij sistemi monitorimi do të vendosen këto gjoba ne kemi mundësi që të verifikojmë dhe personat të cilët kanë shkelje të shumta në një afat të shkurtër kohor ku duhet të merren masa shumë të rrepta ndaj këtyre personave,” – u shpreh eksperti.
Hasho tha se është e rëndësishme që të vlerësohen edhe ata shoferë që nuk janë përfshirë në aksidente, apo nuk janë ndëshkuar, por bëjnë lëvizje të gabuara në rrugë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec