Aksidentet e autobusëve, Veliaj: Në 5 raste fajin e kishin makinat, në 2 shoferët

29 Mars 2023 | 15:40

Gjatë prezantimit të projektit për Linjën e Shpejtë të Autobusëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur edhe për rastet e fundit të përfshirjes në aksident të autobusëve. Duke analizuar shkaqet, por dhe faktin e shtimit të numrit të tyre në Tiranë, pothuajse 4-fish krahasuar me më parë, Veliaj tha se aksidentet janë shkaktuar nga makinat dhe jo autobusat.

“Nga 100 autobusë që kishim 8 vjet më parë, sot në Tiranë qarkullojnë 420 autobusë. Vetëm 4-fishimi i flotës së tyre do të thotë se ka më shumë mjete në rrugë. Kur dikush pyet se çfarë po ndodh me aksidentet me autobusë duhet të kuptojë se siç janë shtuar Mercedesët, janë shtuar edhe autobusët. Kur kishim 100 mjete dhe autobusi vinte një herë në 37 minuta, probabiliteti që të kishte aksidente ishte më i vogël. Kur autobusët janë shtuar në numër dhe tani vijnë në stacion çdo 7 minuta, frekuenca që të takosh të ngjashmit, pra mjete të tjera motorike, sigurisht është më e madhe. Kam analizuar 7 aksidentet e fundit dhe në 5 raste ka qenë një makinë, e cila i ka hyrë në brinjë autobusit, pra nga padurimi për të dalë nga kthesa godet autobusin”, tha ai.

Nga ana tjetër, sa i përket dy rasteve të tjera, Veliaj tha se të dy shoferët janë ndjerë keq për shkaqe shëndetësore.

“Në dy rastet e tjera, sipas raportimit të policisë, ishte shoferë të cilët pësuar gjendje të fikëti. Po kur është bërë e paligjshme të sëmuresh? Kur është bërë raca jonë kaq e pandjeshme ndaj një njeriu që pati tension? Kush nga ne është kollosi i Rodosit, që nuk ka asnjë sëmundje, që nuk sëmuret kurrë, që nuk teshtin kurrë, që nuk ka alergji, nuk ka tension? Ky qytet, mbi të gjitha, është një qytet me njerëz dhe thotë ‘ndjesë mor njerëz, pata një kolpo tensioni’. Kur arrihet të provohet se nuk kishte konsumuar as alkool, as nuk po ecte me shpejtësi, por ka këtë problematikë, pse shpërfytyrohemi sa herë vjen fushata dhe shpallim kriminel një njeri që ka hipertension? Pra, në 7 raste, 5 ishin shoferët e makinave fajtorë të shpallur nga policia. Nuk ishte shofer kryetari i Bashkisë, as drejtuesi i kompanisë. Rasti i tjetër, ai i linjës së Krrabës, ishte jashtë orarit të punës dhe nuk po transportonte pasagjerë. Ishte shoferi me fatorinon dhe shokët e tyre. As kishte pirë, as po ecte shpejt”, shpjegoi Veliaj.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026