Mbijetoi nga vagoni i ‘vdekjes’, del nga spitali 21-vjeçari. Babai tregon si shpëtoi

30 Mars 2023 | 09:35

Pas 29 ditësh shtrimi në spital, Stelios Stratelos, studenti i ri që ndodhej me partneren e tij në trenin e udhëtarëve që u përplas në Larisa, ka mundur të lërë ambientet e spitalit.

Ai së bashku me të dashurën 21-vjeçare ndodheshin në restorantin e trenit në momentin që ndodhi përplasja fatale.

Dy të rinjtë mundën të dilnin nga një vrimë në tren, por me djegie të shumta në trup.

Babai i Stratelos thekson se është një mrekulli që i biri së bashku me të dashurën mundën të shpëtonin.

“Kemi qenë me fat, kemi qenë shumë me fat. Nuk mund të them gjë tjetër… Më vjen keq për prindërit që humbën engjëjt e tyre. Folëm me fëmijën dy orë pas përplasjes. Sigurisht që kjo eksperiencë është e frikshme dhe shpresoj që askush të mos e përjetojë”, tha babai i 21-vjeçarit.

“Gjatë qëndrimit në spital vazhduam të kishim një situatë të vështirë për të paktën një javë sepse djali ishte intubuar dhe trajtimi duhej ndjekur. Ai ishte në vagonin numër 6-të, por bashkë me të dashurën shkoi në vagonin numër 2 që të konsumonte diçka për të ngrënë. Ata ishin dy të vetmit të mbijetuar nga vagoni i dytë”, shtoi babai i tij

Babai rrëfeu gjithashtu përpjekjet e dy të rinjve për t’u çliruar nga vagoni fatal.

“E tërhoqi e dashura, gjetën një vrimë dhe dolën për të shpëtuar. Ishin pa këpucë dhe pa rroba, se ishin djegur”, tha babai.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026