A pritet të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt? Gazetari zbulon detaje
Disa kandidatë për kryebashkiakë të Partisë Demokratike, me kryetar të komanduar, Enkelekd Alibeajn, janë tërhequr nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha deklaroi se janë tre kandidatë të cilët nuk janë miratuar nga Kryesia e kësaj force politike.
Hoxha u shpreh se kandidatët janë, Genc Doçi për Bashkinë e Kurbinit, Bujar Vreto për Bashkinë e Librazhdit dhe Ibrahim Bruka për Bashkinë e Vorës.
“Këto tre kandidatura nuk janë miratuar. Gjithashtu, arsyet janë të ndryshme. Ka pasur diskutime deri diku, edhe me tone të larta gjatë mbledhjes së Kryesisë. Në momentin kur nuk janë dorëzuar si kandidatura në dokumentacionin që PD ka depozituar në KQZ, atëherë, automatikisht, për këta të tre, por edhe për të gjithë kandidaturat e tjera të mundshme, është zeruar shansi që të jenë kandidatë për zgjedhjet lokale të 14 majit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme