‘As në komunizëm s’ka pasur ujë 24 orë për të gjithë’, justifikohet Rama: Kemi trashëguar rrjete të viteve ’60
Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët foli edhe investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe për furnizimin me 24 orë ujë në ditë.
Kreu i qeverisë theksoi se brenda pranverës së ardhshme do të hapen edhe 70 kantiere të tjera, për të garantuar 24 orë furnizimin me ujë.
“Brenda pranverës së ardhshme do të hapen edhe plot 70 kantiere të tjera, për të garantuar 24 orë furnizimin me ujë. Faktikisht vitin e ardhshëm në 55 zona të mëdha urbane të vendit dhe në vitin 2022, në mbi 200 zona të populluara rurale të vendit”, tha kreu i qeverisë.
“Në sistemin tonë të ujësjellësve duhet të kemi një pasqyrë shumë të posaçme në raport me botën, por jo aq të posaçme në raport me rajonin.
Vihet re që rrjetet e trashëguara janë rrjete të ndërtuara në vitet ’60, ‘70. Të jemi të qartë as në vitet e komunizmit nuk është garantuar furnizimi me ujë 24 orë për të gjithë popullsinë. As në vitet e komunizmit nuk është ndërtuar një rrjet ujësjellësi i rrejtëzuar, nga qendra në çdo pikë banimi të Shqipërisë”, u shpreh ai më tej.
Rama publikoi edhe shumën që është investuar për ujësjellësin gjatë 5 viteve të fundit.
“Ne kemi filluar të prekim një sistem furnizimi me ujë, ku kemi pasur dhe akoma sot ku aty ku vazhdon puna ka depo dhe tubacione të viteve ’60, ’70.
Investimet që janë kryer për ujin e pijshëm janë gjatë periudhës 2014-2019 janë në total 514 mln euro, nga të cilat 202 mln janë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër janë financime të huaja.
Sa i përket 2020 vetëm në rrjetin e ujësjellësit janë investuar rreth 44 mln euro nga buxheti i shtetit dhe 30 mln euro nga investimet e huaja”, theksoi ai.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus