Petkoviç: Kosova s’ka ndërmend ta formojë Asociacionin, mashtron sërish Brukselin

30 Mars 2023 | 15:56

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se Kosova nuk ka ndërmend të lejojë  formimin e unionit të komunave serbe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Petkoviç u shpreh se Kosova kërkon të fshihet pas Gjykatës Kushtetuese dhe se kjo është një taktikë e qartë për të mashtruar sërish Brukselin.

“Është kristal e qartë se taktika e Prishtinës është të mashtrojë përsëri Brukselin dhe të shmangë formimin e Asociacionit në përputhje me katër marrëveshjet e nënshkruara.

Tani i ashtuquajturi ministër i Kurtit e ka konfirmuar bardh e zi këtë dhe ua ka treguar të gjithëve që i shkel marrëveshjet”, shkroi Petkoviç në Twitter.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026