Prej 4 dekadash mbjell duhan, fermerja nga Shijaku: Asnjë mbështetje nga shteti

30 Mars 2023 | 16:19

Afro 12 km larg Shijakut ndodhet fshati Shëtel. Një fshat si gjithë të tjerët, i harruar, por që i jep shumë tregut vendas.

Ai është vendbanim për 1500 familje, që mbijetojnë me të ardhurat e fituara nga bujqësia.

I tillë është edhe fati i Fiqirete Tudës, nuse në këtë zonë prej më shumë se 40 vitesh. Duart e saj të ashpra dhe rrudhat në fytyrë tregojnë shumë për vështirësinë e jetës dhe punëve në fshat.

Në dorë ajo mban një filiz duhani, për kultivimin e të cilit punon palodhur çdo vit, me bashkëshortin dhe 2 djemtë e saj.

“Më shumë se 44 vjet kam, por ky fshat ka mbjellë gjithnjë duhan. Unë 44 vjet se kam lënë 1 vit pa mbjellë”, thotë ajo.

Dikur me të mbanin familjet, por sot jeta në fshat nuk të ofron shumë të ardhura.

Ashtu si çdo gjë tjetër, edhe mbjellja e duhanit ka kosto, të cilat jo gjithmonë kultivuesit i marrin mbrapsht.

“Fillojmë me punimin e tokës, 18 mijë lekë dynymi. Freza, 15 mijë dynymi, plehrat organike, 120-125 është dapi, 60 ureja, pastaj fillojnë helmet nga 6-7 mijë lekë. Unë mbjell 5-6 dynym, të gjitha këto shumëzoji për 5. Punëtori pa 15 a 20 mijë lekë s’vjen, 15 është ndonjë që e ha kot, se 20 do”, tregon fermerja.

Plakja e popullsisë, emigrimi i të rinjve dhe mungesa e dëshirës prej tyre për të bërë këtë punë, nuk janë “armiqtë” e vetëm të kultivuesve të duhanit.

Fiqiretja na tregon se edhe kjo kulturë bujqësore po shkon drejt vdekjes, sidomos prej konkurrencës.

“Të shitet një paketë 300 lekë në Durrës e të mos shitet duhani jonë 10 mijë lekë kg është gjynah. Nuk e blejnë sepse ndihen rehat me të gatshme, por kot e kanë, se me duhanin tonë ajo nuk vehet”, thotë ajo.

Diferenca mes duhanit të gatshëm dhe atij që vjen prej duarve të kultivuesve, për Fiqireten është e madhe.

“Çfarë diference ka? Vetëm pijen të pastër njëherë, që e lagim vetëm me ujë të pastër, jo me mbledh minjtë e ngordhur nga shteti në shtet, që i grijnë e i copëtojnë e i fusin në paketë. Duhani jonë është siç e bën kjo dorë këtu”, shprehet Fiqiretja.

Si familja Tuda, në këtë zonë ka me dhjetëra, të cilat nuk kërkojnë më shumë se mbështetje nga shteti për aktivitetin që kryejnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026