120 raste me kancer në qafën e mitrës, ISHP: Në 2024 vaksinojmë vajzat 14-20 vjeçe

Vaksina HPV
30 Mars 2023 | 17:32

120 raste të reja me kancer në qafën e mitrës janë identifikuar përgjatë vitit 2022. Ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri shifrat po njohin rritje.

Për të frenuar këtë trend, prej nëntorit të vitit 2022 vendi ynë ka nisur aplikimin e vaksinës kundër Human Papilloma Virusit, që është shkaktari i këtij kanceri tek gratë.

HPV po ecën mirë, thuajse të gjitha vajzat e datëlindjes 2009 e kanë aplikuar dhe presim të vijë sasia tjetër për ta aplikuar vajzat që janë të datëlindjes 2010 shumë shpejt. Synimi ynë është të kapim sa më shumë vajza të moshës 14-18 vjeçe dhe në 2024 kemi në plan të kapim edhe vajzat deri në 20”, thotë Rovena Daja, specialiste në ISHP.

Aktualisht vaksina kundër kancerit në qafën e mitrës po aplikohet vetëm tek vajzat që kanë mbushur 13 vjeç. Që prej fillimit të procesit deri në mars të vitit 2023, 4500 vajza janë vaksinuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026