“Rritni pagat! Po largohen të gjithë”, eksperti: Mund të mbetemi 1.5 mln banorë
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha se arsyeja kryesore se pse duhet të rriten çmimet është largimi i popullsisë. Sipas tij Shqipëria është vendi i katërt në Europë që ka ritmin më të shpejtë të plakjes.
I ftuar në Euroneës Albania, eksperti Çoçoli tha se rreziku që të mbetetmi 1.5 milionë banorë brenda një dekade është një rrezik real.
“Kryearsyeja është që vërtet po largohen qytetarët tanë, vendi mund të kapi realisht atë shifrën e frikshme të 1.5 milionë qytetarëve brenda më pak se një dekadë, pra jemi një vend që po plaket shumë shpejtë, jemi vendi i katërt në Europë me ritmin më të lartë të plakjes së popullatës dhe njëkohësisht për 100 mijë banorë ne kemi tre herë më shumë emigrantë nga sa ka Serbia, 2 herë më shumë nga sa ka Maqedonia e Veriut dhe rreth 80% më shumë nga sa ka Kosova.
Këto janë shifra që duhet ta bëjnë qeverinë të shqetësohet. Tek e fundit, qeveria thotë unë po të jap para më shumë, ti bëj diçka për mua. Por kemi një pozitivitet që paga më e lartë është një kontribut më i madh. Sa më shumë të rritet paga aq më shumë ti jep në skemën e përbashkët të pensionit”,-tha për Euronews Albania eksperti Fatos Çoçoli.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 20:24 Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës
- 20:01 Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
- 19:32 Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
- 19:28 Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë
- 19:22 Trump ndan videon e krijuar me inteligjencë artificiale, në këngë përmendet 45 herë mbiemri “Trump”
- 19:08 “Kosova është me Shqipërinë”, protestuesi nga Prishtina mban fjalim para Kryeministrisë