Mjeku nga Kosova: Operimi i 1 pacienti shqiptar më jep kënaqësi sa për 100 gjermanë

31 Mars 2023 | 08:30

Remzi Gashi, mjeku i cili la Gjermaninë për t’u kthyer në Kosovë tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se përjeton emocione shumë më të bukura kur operon një shqiptar, ndryshe nga ç’ndodhte në Gjermani.

Sidoqoftë ai tha se i vjen keq për mungesën e informimit shëndetësor në Shqipëri dhe faktin se pjesë më e madhe e pacientëve vijnë në gjendje të agravuar në spital.

“Mund të them shumë lirshëm që kur e operoj një pacient shqiptar më jep kënaqësi sikur t’i operoj 100 pacientë gjerman, nuk di pse. Është një ndjenjë më e mirë, pacientët edhe këtu janë shumë falënderues,” – u shpreh Gashi.

Ai bëri thirrje që edhe media të përçojë më shumë informacione sa i takon aspektit shëndetësor në mënyrë që edhe njerëzit të ndërgjegjësohen më shumë për kujdesin ndaj vetes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024