Macron plan për ujin, njofton kufizimin për të luftuar thatësirën
Një plan kufizimi për ujin, ripërdorim të ujit të mbetur dhe çmime progresive. Presidenti francez ka njoftuar 53 masa kundër thatësirës.
Në fjalimin e parë nga Elizeu që nga kriza e reformës së pensioneve, Emmanuel Macron publikoi planin për të shpëtuar 10% të ujit brenda 2030-s.
“Sikurse kemi bërë për energjinë, ne do t’i kërkojmë çdo industrie të hartojë një plan kursimi për ujin brenda verës. Në ditët e ardhshme, ministrat do të mbledhin industritë që preken, energjinë, turizmin, agrikulturën, e të tjera. Gjërat funksionojnë më mirë kur secili e di se si po evoluon situata, kur gjithkush është i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë që ka dhe kur e dimë se përpjekjet janë të përbashkëta”, tha Macron.
Macron njoftoi lëvrimin e 500 milionë eurove shtesë për të ujitur bimët dhe përgjithësimin e përgjegjësisë për vendosjen e çmimeve, duke penalizuar konsumatorët e mëdhenj.
Plani vjen në një kohë shqetësimi për efektet e thatësirës rekord që u regjistrua verën e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës