“Kriza ekonomike është thelluar”, eksperti: Bizneset shqiptare janë pesimiste
Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti tha për emisionin “Barometri” se krizat ekonomike për Shqipërinë kanë qenë të vazhdueshme, por sipas tij në këtë moment ne kemi keqmenaxhimin më të madh të krizës.
Sipas Telitit kjo krizë ka ardhur duke u thelluar në vendin tonë dhe kjo ka bërë që biznesmenët shqiptarë të mos kenë më optimizëm.
“Që është problematik ekonomia është, ka qenë në 30 vite. Çështjet ekonomike dalin gjithmonë në krye të listës në çdo sondazh. Por këtë krizë që ne po kalojmë tani dhe këtë keqmenxhim të krizës që po kalojmë tani se kemi parë ndonjëherë.
Ajo që duhet të ndajmë është a ka probleme ekonomike Shqipëria? Ka pasur dhe do ketë gjithmonë. Por a kanë ardhur duke u reduktuar? Jo, kanë ardhur duke u thelluar dhe çfarë është më e keqe është se pritshmëritë e familjarëve shqiptarë dhe të bizneseve shqiptare tregojnë që dhe në të ardhmen janë pesimistë”,-tha Dorian Teliti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 10:50 Kapet në Kurbin 54-vjeçari i dënuar në Itali për trafik droge dhe kanosje (EMRI)
- 10:39 Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri
- 10:27 Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi europian kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira
- 10:21 Sfida e radhës për Eva Buzon, maratonë noti në ujërat e Jonit
- 10:11 Shpërthim me lëndë plasëse në Rrilë të Lezhës, dëmtohet një banesë
- 10:07 Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, sot vendos diaspora në 30 misione diplomatike