“Demokratët do votojnë për një parti të majtë”, Godole: Ja çfarë kërkova në mbledhje

1 Prill 2023 | 17:11

Jonila Godole tha se është e trishtuar që demokratët do të votojnë për një parti të majtë si Partia e Lirisë.

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike tha se ajo vetë kishte kërkuar gjatë diskutimeve që në zgjedhje të dilnin me 61 kandidatë pasi sipas saj Partia Demokratike nuk mund të jetë më e përçar se tani.

“Partia demokratike mund të dilte  në zgjedhje vetëm me listat për këshillat bashkiak. ky ishte një nga opsionet në fund të bisedimeve dolën nga 2-3 ospione u bën 6,7, 8 me dallime të vogla.

Ky ka qenë një nga opsionet i cili mbështetej dhe nga lidershipi i Partisë, përveç zotit Alibeaj i cili donte 61 kandidatë, dhe kjo humbi pas diskutimeve. Unë kam mbështetur daljen e partisë me 61 kandidatë edhe pse kam qenë e hapur që të dëgjoja diskutimet serioze brenda partisë se çfarë i sjell partisë kandidimi vetëm me kandidatë.

Të gjitha opsionet duhet të ishin diskutuar me pro dhe kundër. Por duhet të theksojmë se demokratët janë demokratë dhe unë e shikoj trishtim të madh për demokratët që të votojnë te Partia e Lirisë dhe justifikimet e një pjesë të lidershipit të Partisë Demokratike zyrtare se duke pasur këshilltarë bashkiakë nuk do thellojmë përçarjen, pasi kjo që kemi tani më duket përçarja më e madhe. Demokratët do votojnë për një parti të majtë”,-tha Jonila Godole.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg

Eksperti i It, Besmir Semanaj ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth “përplasjes në kafaz” të...
14:32 | 08/08/2023

Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët

Xhelal Neziri, gazetar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku mes të tjerave ka...
11:30 | 02/08/2023

Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata

Estref Agalliu, kontrollor i transportit publik në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania, se pavarësisht se Unioni i Transportit Publik në Tiranë dha...
11:53 | 01/08/2023