Pse nuk bashkohen partitë shqiptare në Malin e Zi? Ja si përgjigjet ministri Gjeka

2 Prill 2023 | 13:20

Mali i Zi zgjedh sot presidentin në raundin e dytë të votimeve, ku garojnë presidenti aktual dhe kandidati i DPS-së për një mandat tjetër, Milo Gjukanoviç dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Tani (PES), Jakov Milatoviç.

Fatmir Gjeka, ministër i Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave tha në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Teodor Gjerga se megjithëse subjektet shqiptare nuk ishin plotësisht të bashkuara në zgjedhjet komunale të Tuzit, ata ishin të gëzuar për fitoren e Nik Gjeloshit.

Gjeka u shpreh se do të bëjë përpjekjet maksimale që subjektet shqiptare të dalin të bashkuar në një listë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen 11 qershor 2023.

“Kemi disa kryetarë subjektesh që pretendojnë se janë të lindur nga Zoti për të udhëhequr, kjo është në mendjen e shqiptarit. Në zgjedhjet që na presin nesër, që janë më të rëndësishme se këto sot për ne shqiptarët do ishte mirë që shqiptarët të bëheshin bashkë në një listë, gjë që do i bënte më të fuqishëm. Do ta japë kontributin maksimal për t’i bërë bashkë shqiptarët nesër”, tha Gjeka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026