Noka mbështet komunistët me firmë, Logu: E kam mik, por më zhgënjeu. Veprim pa moral
Me pozicion si sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemeluar që drejtohet nga Sali Berisha, Flamur Noka ka firmosur një dokument ku vetëdeklarohet si deputet i Partisë Fronti i Majtë që kandidon për bashkinë Tiranë, Marko Dajtin.
Sipas avokatit Besart Logu një veprim i tillë është pa moral dhe pavarësisht se e ka mik, Noka e zhgënjeu.
“Në thelb është një lëvizje pa moral politik. Nëse do të shohim qëndrimet në vite të zotit Dajti ndaj Partisë Demokratike, e ka etiketuar si parti fashiste, një fjalor tipik komunist shumë i vjetëruar që vjen sot si alternativë dhe për më tepër ndihmohet nga deputetë të Partisë Demokratike.
Unë zotin Noka e njoh personalisht, e kam mik, por më zhgënjeu. Të paktën ky person nuk duhet të ishte, çdo deputet tjetër duhet të ishte, zoti Noka jo,” – u shpreh Logu.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut