Shkrimtarja hap zemrën: Nuk do martohesha me burrin po ta dija se jemi kushërinj

3 Prill 2023 | 08:43

Çifti nga Kolorado Celina dhe Joseph Quinones pas 17 vite së bashku, nga të cilat 10 vite martesë, zbuluan se kishin lidhje gjenetike dhe janë kushërinj.

Nëna e tre fëmijëve një ditë pati kuriozitet që të zbulonte diçka më shumë për rrënjët e saj dhe pësoi një tronditje të madhe kut zbuloi se Jozefi ishte kushëriri i saj.

Në një intervistë për Euronews Albania, Celina, e cila është shkrimtare, u shpreh se nuk do të martohej kurrë me burrin që është sot nëse do ta dinte se janë kushërinj.

“E kemi marrë vesh pasi i kishim lindur të tre fëmijët. Me fëmijën e tretë kam pasur komplikacion dhe pas tij vendosa të mos rrezikoja më me shtatzëninë. Qëllimi i publikimit të lajmit ishte që të rrisim disi ndërgjegjësimin për të bërë një test ADN. Për të qenë e sinqertë nuk mendoj se nëse do ta kishim ditur se jemi kushërinj do të ishim lidhur, e kemi diskutuar më parë. Nuk do të ishim martuar, po ta kishim ditur në atë kohë nuk do të ishim martuar në 2006”, tha shkrimtarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024