“Të shqetësuar për ikjen e njerëzve”, përfaqësuesi i BB: Strategjitë për Shqipërinë

4 Prill 2023 | 10:33

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, tregoi strategjitë që do të ndjekin në bashkëpunim me qeverinë shqiptare për vendin tonë.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ai theksoi se janë të shqetësuar për largimin e njerëzve nga Shqipëria e ndaj synojnë që të sigurojnë kapitalin  njerëzor.
Ndërkohë pjesë e projekteve do të jetë rritja e rezistencës dhe përmirësimi në menaxhimin e katastrofave.

“BB ka 30 vjet që punon në Shqipëri dhe shohim që është arritur shumë përmes bashkëpunimit që në thelb përcakton kontratën me ju. Në kuadër të këtij partneriteti mendojmë që është arritur shumë por ka edhe shumë për të bërë. Ka shumë vende pune që po krijohen. Sfida është të krijojmë mundësi më të mira pune. Shtylla e dytë e strategjisë tonë është tek kapitali njerëzor, siç e dimë të gjithë ne jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria.

Synojmë që të forcojmë kapitalin njerëzor. Kemi punuar për shëndetësinë sidomos për rindërtimin e spitaleve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Jemi të lumtur që të përmirësojmë aftësinë digjitale Së treti, strategjia jonë është rezistenca. Shqipëria ka qenë e prekur nga këto kriza dhe ajo për të cilën do punojmë me qeverinë është që të rrisim rezistencën dhe përmirësimi e menaxhimit të katastrofave.  Së bashku me zyrën e kryeministrit kemi përpiluar një projekt që sheh nga axhenda digjitale e brezit të ardhshëm. Kjo është faza e parë e projekteve. Pastaj do fokusohemi tek lumi i Vjosës. Lumi të mbetet i egër por edhe i pastër. Kemi shumë gjëra në mendje. Kufiri në Shqipëri është veç qielli, është i pakrahasuar bashkëpunimi që gjejmë me Shqipërinë me vendet e tjera. Presim që ju të na mbani përgjegjës”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026