‘Njerëzit të mahnitshëm’, Al Alabbar: Portin e Durrësit do ta bëjmë si Monacon

4 Prill 2023 | 12:47

Biznesmeni Mohamed Al Alabbar foli në lidhje me Portin e Durrësit ku dhe ka investuar për zhvillimin e projektit.

Në fjalën e tij në  Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, bashkëorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, ai tha se njerëzit në vendin tonë janë mahnitës.

Ndër të tjera ai premtoi se do e bëjnë Portin e Durrësit më të mirë se Monaco

“Vij nga Lindja e Mesme dhe mënyra se si mendojmë ne është ndryshe. Vija jonë bregdetare është vetëm 7-10 kilometër dhe jo  460 kilometër siç është në Shqipëri. Kur pashë Shqipërinë thashë se ky është çelësi I çdo gjëje, gjeta një mjedis njerëzish të mirësjellshëm. Bëra krahasim mes Shqipërisë dhe Italisë. Pashë dhe shifrat e banesave. I vura vetes bast, i kam parë të gjithë mirësjelljet e politikanëve dhe qeveritarëve.  Ka një element të rëndësishëm, kur nisëm punën në Dubai, për 15 vite njerëzit nuk kishin besim tek ne, buronin vetëm laje të këqija, por ne qëndruam këmbëngulës dhe sot ja ku është Dubai. Ne kontribuam në krijimin e pasurisë të patundshme për fqinjët tanë. Mendoj se duhet të kontribuojmë te vetëbesimi i një  vendi. Në Shqipëri kam parë malet, luginat që janë bukuria e Shqipërisë. Njerëzit janë të mahnitshëm.

Kam katër vite që endem rrugëve të Tiranës dhe Përmetit, nuk shikoj gjë tjetër veçse fytyra të buzëqeshura.  Lini pas historitë e shkuara. Do e bëjmë projektin më të mirë se Monaco. Është detyra jonë që ta zhvillojmë më së miri këtë projekt”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026