“SPAK të hetojë Kryemadhin”, Rama thirrje drejtësisë: Kjo është punë peshkaqenësh

4 Prill 2023 | 15:47

Zbardhjen e dyshimet se ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është paguar nga biznesmenë rus të naftës, kryeministri Rama e cilësoi si emergjencë kombëtare.

Gjatë konferencës për shtyp me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, Rama kërkoi nga organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet, duke ironizuar edhe hetimet e bëra nga SPAK më herët.

“Kjo përzierje me konto dhe me ofshore dhe me lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të parive që këtu duan të sjellin lirinë është një problem shumë i madh të cilin drejtësia duhet ta trajtojë me urgjencë. Me rëndësi janë edhe arkat me peshk, edhe ato nuk duhet marrë dhe duhen dënuar, por kjo nuk është më punë peshqish, por peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes”,-tha kryeministri Rama.

Kërkesë të cilën e përforcoi edhe deputeti Petro Koçi nga Selia e Partisë Socialiste

“Drejtësia e re duhet të japë përgjigje të shpejtë dhe propocionale këtij shqetësimi publik, sepse kjo është një çështje urgjence për sigurinë tonë kombëtare. Drejtësia duhet të adresojë menjëherë implikimin e një deputeteje, të një vendi anëtarë të NATO-s në financimet ruse. Drejtësia nuk duhet të humbasë kohë teksa të dhënat e mediave ngrenë dyshime të forta se oligarkët rusë kanë shtrirë duart në vendimmarrjet publike”, -tha Petro Koçi.

Deputetja e Partisë së Lirisë dyshohet se është financuar nga kompani ofshore të lidhura me biznesmenë rusë të naftës, akuza të cilat vet ajo i ka mohuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026