Stilisti 12-vjeçar nga Shkupi. I talentuar në dizajne, por ëndërron të bëhet pilot

4 Prill 2023 | 16:03

Është vetëm 12 vjeç, por ka ëndrra të mëdha të ngjitet lartë në majat e sfilatave të modës. Me dizajnet e tij që dëshiron ti veshë me krenari edhe si model, Sedat Jakupi nga Shkupi prej disa vitesh me radhë me mbështetjen e nënës së tij po ecën drejt modës dhe dizajnimit.

Gazetarja: Kur ke filluar të bësh dizajne të veshjeve?

Sedat Jakupi: Prej 6 vjeç.

Gazetarja: Çfarë planifikon kur të rritesh, çfarë dëshiron të bësh nga vetja?

Sedat Jakupi: Pilot.

Gazetarja: Më the që do të bëhesh edhe pilot, por dizajnin a do ta vazhdosh?

Sedat Jakupi: Po do ta vazhdoj deri në fund.

Gazetarja: A nuk është shumë rëndë ti bësh të dyjat.

Sedat Jakupi: Do e shoh kur të rritem sepse tani nuk e di.

Edhe dhjetëra stilistë të tjerë tashmë po krijojnë dizajne unike të veshjeve në shkollën e modës së vendosur në Çarshinë e Shkupit ku marrin mësime nga disenjatori i njohur ndërkombëtarisht Izet Curri nën kujdesin e të cilit kanë dalë shumë emra të njohur të botës së modës nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

 “Unë jam munduar ti realizoj ëndrrat e mija por nuk kam mundur ti realizoj, por besoj se këta do ti realizojnë ëndrrat e tyre dhe kur kjo të ndodhë kjo është krenaria ime. Ky është përfitimi im, kur këta janë të aplikuar, pasionuar, edhe unë jam me to. Këta do të shkojnë shumë larg dhe do të jenë krenar për vetveten, prindërit do të jenë krenar, por edhe shteti”,-tha Izet Curri, dizenjator

Fëmijë por edhe studentë në këtë institut të modës po tentojnë ti realizojnë qëllimet për një famë botërore me dizajnet e tyre që u shfaqën po ashtu në javën e modës në Shkup. Modelet që prezantuan janë shfaqje e karakterit dhe shijes së secilit prej tyre, por edhe reflektim i mësimit për modën franceze. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026