“Të rishkruhet me fakte historia për Kosovën”, analisti komenton gjyqin në Hagë

5 Prill 2023 | 10:09

Analisti Gazmir Raci komentoi gjyqin në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ishin të përgatitur shumë mirë dhe para Gjykatës paraqitën fakte konkrete.

Ai shpreson që drejtësia të triumfojë pasi lufta në Kosovë ka qenë një luftë për mbrojtjen e Kosovës.

Më tej ai ka bërë një thirrje për historianët, duke thënë se këto të fundit duhet të ulen dhe të rishkruajnë historinë e Kosovës me fakte konkrete.

“Mbrojtja kishte paraqitur një prezantim të shkëlqyer dhe faktet që ofroi mbrojtja dje në kundërshtim të asaj që tha Prokuroria para dy ditësh tregon të vërtetën. Dihet se kush ka qenë agresori dhe viktima në luftën e fundit. Shpresoj që drejtësia  të triumfojë dhe se lufta jonë për liri të konfirmohet se ka qenë një luftë e pastër  për të mbrojtur shtëpinë.

Është momenti që historianët të ulen dhe ta rishkruajnë luftën e fundit në Kosovë dhe rishkrimi të jetë më fakte konkrete dhe jo me folklorizma pasi kjo na kushton dhe në Gjykatë sot. Tashmë jemi në një fazë kritike që dëshmitarët kanë filluar të vdesin dhe faktet po humbin. Ne nuk jemi në gjendje të rishkruajmë historinë e saktë. Paraqitja e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ka qenë paraqitja më e mirë për këtë çështje e po ashtu trupa mbrojtëse, avokatët ishin të përgatitur në mënyrë brilante sepse ofruan fakte konkrete.

Çështja e ‘Shtëpisë së Verdhë’ nuk ekziston.  Besoj se drejtësia do të triumfojë, drejtësia është në anën e shqiptarëve. E shoh si një proces të stërzgjatur”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026