Pazare me varret në Durrës, arrestohet tekniku i zbatimit të NSHK

5 Prill 2023 | 10:42

Një punonjës i bashkisë Durrës me detyrë teknik i zbatimit të punimeve të varrezave në NSHK, është arrestuar këtë të mërkurë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shtetasi 60-vjeçar me inicialet A. S., u denoncua në një emsion investigativ në lidhje me pazaret që kryente për t’i siguruar qytetarëve një vend në varreza. Ai ra në rrjetën e  një gazetari që hiqej si një person që kishte humbur të afërmin dhe që donte të siguronte një vend në varreza kundrejt pagesës.

Materialet në ngarkim të 60-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndërkohë që vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026