Maqedonia e Veriut në alarm, Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet për ashpërsimin e masave

19 Nëntor 2020 | 11:09

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thirrur me urgjencë Këshillin për Siguri Kombëtare për të diskutuar rreth situatës me pandeminë COVID-19.

I ftuar është edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili do të paraqesë para Këshillit të Sigurisë, situatën në të cilën ndodhet vendi.

Gjasat janë që Maqedonia e Veriut të ashpërsojë masat duke kaluar në karantinë të plotë, pasi shumica e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse kanë vlerësuar se ndalimi qarkullimit pas orës 21:00 nuk ka ka dhënë rezultate.

Ajo që pritet nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë e cila, sipas raportimit të korrespondentit të Euronews Albania, Benjamin Arifi sapo ka nisur, është që qeverisë t’i propozohet shpallja e gjendjes së krizës.

“Për çdo vazhdim të gjendjes së krizës atëherë duhet të merret dhe miratimi i Kuvendit”, – tha Arifi.

Pyetur nga gazetarja Çifligu nëse ekziston mundësia e mbylljes së plotë, ai tregoi se si kryeministri Zaev ashtu dhe ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut e përjashtojnë mundësinë e karantinës së plotë për shkak edhe të problemeve ekonomike që ka vendi.

“Kryeministri Zaev dëshiron që ta mbajë gjallë ekonominë dhe një karantinë e plotë siç e kishim për gati dy muaj në pranverë të këtij viti tregoi se mund ta rrënojë dukshëm zhvillimin ekonomik në vend, mirëpo nëse vazhdojnë me këto shifra, atëherë nuk përjashtohet dhe një gjë e tillë”, – tha gazetari Arifi për Euronews Albania.

Ndër të tjera ai tregoi se çështja e kapaciteteve spitalore është dinamike, sepse shifrat ndryshojnë çdo ditë, si ato të shtrimeve në spital, ashtu edhe të të shëruarve dhe të viktimave.

Pavarësisht gjithçkaje duket se sistemi spitalor po e përballon shumë mirë fluksin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Sa i përket rimbursimit të mjekimit për pacientët që kurohet në shtëpi, gazetari raportoi se për gjithë ata që janë të siguruar në fondin e shtetit mjekimi rimbursohet 100%, ndërsa pjesa tjetër paguajnë nga xhepi i tyre.

“Vetëm në shtatë ditët e fundit janë shitur antibiotikë më shumë se katër muaj bashkë”, – tha korrespondenti i Euronews Albania.

Shifrat e të infektuarve në RMV, prej disa ditësh i kanë kaluar 1000 të prekur.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026