“Ajo ëndërronte nipër, ai e vrau”- Flet shoqja e gruas që u qëllua nga i biri
Një grua e moshuar e moshës 71-vjeçare është gjetur e vrarë me armë zjarri në afërsi të një parku në Chalkidona të Selanikut. I dyshuari kryesor, i cili është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen, është i biri.
Një mikeshë e ngushtë e viktimës ka dëshmuar pas ngjarjes duke thënë se dëshira më e madhe e 71-vjeçares ishte që fëmija i saj i vetëm të martohej, të krijonte familje dhe të gëzonte nipërit e mbesat.
Siç thotë zonja Kyriaki, shoqja e saj e ndjerë ishte një grua shumë e mirë, e cila e donte shumë fëmijën e saj pasi e lindi në moshë të vonë dhe ishte djali i saj i vetëm.
Dyshohet se i riu i ka drejtuar pushkën në kokë nënës së tij dhe ka tërhequr këmbëzën, me pasojë vdekjen e menjëhershme të 71-vjeçares. Ajo u gjet e pajetë mesditën e së martës, në sediljen e pasagjerit të makinës së parkuar pas godinës së Drejtorisë së Bujqësisë, me kafkën e shpërbërë.
Hetimi po fokusohet në shtëpinë e 34-vjeçarit me qenë të trajnuar posaçërisht për të njohur aromat në mënyrë që më pas të lokalizohet autori.
Punonjësit e policisë së bashku me “zagarin” me emrin “Don” kanë shkuar në vendin ku 34-vjeçari ka lënë veturën me nënën e vdekur në sediljen e pasagjerit dhe kanë hapur rrezen e kërkimeve për të lokalizuar të akuzuarin.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit