Bien birësimet në 2021, Instat: 928 fëmijë në kujdes alternativ, 19 u birësuan

5 Prill 2023 | 15:55

Numri i fëmijëve që mbeten pa familje dhe merren nën kujdesin e shtetit ka ardhur në rënie përgjatë viteve 2017-2021.

Sipas analizës së bërë nga instituti i statitstikave, shifrat e të miturve 0-17 vjeç që janë vendosur në shtëpitë e fëmijëve, në familje kujdestare apo të birësuar janë  ulur me 5%,  përkatësisht  nga 935 që ishte në vitin 2017 në 928 fëmijë në fund të vitit 2021.

Ekspertët vlerësojnë se numri I fëmijëve të vendosur në familjet kujdestare ka ardhur në rritje. Në vitin 2021 rezultojnë se 42% e fëmijëve janë të vendosur në familje kujdestare nga 34% që ishte në 2017.

Përkatësisht për 370 fëmijë është siguruar një familje alternative. Kjo formë përkujdesje ka çuar në uljen e numrit të  fëmijëve që qëndrojnë në qendra rezidenciale.

Në rënie ka ardhur edhe numri i fëmijëve të birësuar.  Gjatë vitit 2021, janë birësuar 19 fëmijë, shifër kjo rreth 27% më e ulët në krahasim me vitin 2020 dhe rreth 60% krahasuar me vitin 2017.

Kjo rënie e birësimeve  është ndjerë në të dyja gjinitë, me përkatësisht 33% më pak meshkuj dhe 18% më pak femra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi e cila është në pritje të një fëmije, morën pjesë në marshimin e zhvilluar në Tiranë. Fotot...
22:47 | 10/06/2026

“Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë

Gazetari Roland Qafoku tregoi në emisionin Now ne Euronews Albania, përvojën personale nga atmosfera e protestës që po zhvillohet për të 11-ën ditë me radhë...
22:41 | 10/06/2026

Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës

Ish-shefi i Policisë, Irakli Koçiaj, është dorëzuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim prej 25 majit. Koçiaj, ish-oficer i krimeve...
22:40 | 10/06/2026