FOTOT| U konfliktuan të dehur, kush janë viktima dhe autori i sherrit në ish-Bllok

5 Prill 2023 | 17:05

Gentjan Talja, 46 vjeç ka humbur jetën pas sherrit në orët e para të mëngjesit të 31 marsit në zonën e ish-Bllokut.

Për ngjarjen akuzohet Henri Gjapi, 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, ndërsa Artur Gjolena i cili është përfshirë në konflikt po procedohet penalisht.

Gjatë përplasjes fizike 46-vjeçari ka rënë në tokë dhe është përplasur me bordurën ku ka marrë plagë të rënda në pjesën e pasme të kokës.

Deri pasditen e së martës Talja ka qenë në gjendje stabël, por më pas ka shfaqur komplikacione që i kanë shkaktuar humbjen e jetës.

Dyshohet se Gjapi dhe Talja në momentin e konfrontimit kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Ngjarja nuk është raportuar nga policia e Tiranës, por 5 ditë pasi ka ndodhur konflikti ku gjeti vdekjen në spital 46-vjeçari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026