“Kush je ti? Mos më bëj si profesoreshë”, Nurellari përplaset me Alishanin

5 Prill 2023 | 22:19

Politologu Adri Nurellari debatoi në “Now me Erla Mëhillin” me gazetaren Alba Alishani ndërsa po flitej për gjyqin e ish-liderëve të UÇK-së.

Pasi u shkëmbyen disa mendime dhe gazetarja tha disa herë “për të qenë të vërtetë”, politologu iu kthye duke e pyetur nëse ajo pretendonte se ai kishte gënjyer.

Pjesë nga biseda:

Alishani: Për të qenë të vërtetë…

Nurellari: Po pse kemi gënjyer ne këtu, se e the tre herë ti këtë, për të qenë të vërtetë?

Alishani: E kam për të vërtetën time.

Nurellari: Pse kush je ti që mbanke të vërtetën sublime, të kulluar e të kristaltë. Ç’është ky muhabet kështu?

Alishani: E vërteta është e diskutueshme dhe unë i referohem të vërtetës time.

Nurellari: Jo, jo e vërteta është 1 faktikisht.

Alishani: Mund të më kundërshtosh.

Nurellari: Po nuk vjen ti për të vënë nota këtu si profesoreshë, unë them të vërtetën e ju të tjerët jeni kot këtu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026