Eksperti akuza për INSTAT: Shifrat e qumështit janë më të ulëta sesa prodhohet
Të dhënat zyrtare nga INSTAT referuan se dega e bujqësisë qëndroi në vend-numëro vitin e kaluar, me zgjerim afër 0.06%, ndërsa në vitin 2021 sektori u zgjerua me 1.8%.
Kjo është ecuria më negative e bujqësisë, që prej vitit 1997, kur vendi ishte në kaos për shkak të trazirave të piramidave.
Eksperti i bujqësisë Kristaq Bërxholi, është shprehur kritik për shifrat e publikuar nga INSTAT në lidhje me sasinë e qumështit.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ai tha se sasia e qumështit e nxjerrë nga INSTAT është në mospërputhje me atë të numrit të bagëtive të në vendin tonë.
Sipas tij sasia e qumështit është më e vogël sesa ajo që prodhohet.
“Me shifrat e INSTAT nuk jam aspak dakord për prodhimin e qumështit, i ka të papërputhshme më njëra-tjetrin. Por po të marrësh numrin e krerëve me rendimentin msatar që ka nxjerr INSTAT, nuk përputhen me qumështin. Herë i bie më shumë herë më pak. Ajo ishte më pak sesa nxjerrim ne në të vërtetë. Nuk i kanë bërë mirë llogaritë dhe këtë ua kam thënë dhe hapur”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekstradohen nga Italia e Greqia, drejt Shqipërisë, 3 persona të shpallur në kërkim
- Spahiu rrëfen takimin sekret me Azem Hajdarin e Ahmet Krasniqin para se të vriteshin
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:52 Bombardimet me 20 viktima në Bangkok, gjykata dënon me vdekje dy autorët pas 11 vitesh
- 08:46 Përshkallëzohet epidemia e Ebolës në Kongo, përhapet në një tjetër zonë. Mbi 600 raste të konfirmuara
- 08:42 Shpërthim i fortë në Kinë, 7 viktima dhe 17 të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Tajvani deklaron se sovraniteti i tij nuk mund të shkelet, ndërsa Kina i jep fund patrullimeve të rojës bregdetare
- 08:29 Papa Leo bekon kullën qendrore të kishës ‘Sagrada Familia’
- 08:24 Shkeli bllokadën detare, SHBA godet një anije cisternë në Gjirin e Omanit që dyshohet se transportonte naftë iraniane