7 sportistë pjesë e ushtrisë, Rama: Pagat do jenë të njëjta me ushtarët e NATO-së
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e gradimit ushtarak të kampionëve olimpikë, botërorë e europianë, të cilët prej sot do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Kreu i qeverisë, tha se pagat e ushtarëve do të jenë të njëjta me pagën mesatare të ushtarëve të NATO-së.
Ai tha se pagat e Forcave të Armatosura janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme.
“Vijmë sot këtu për të kurorëzuar një përpjekje që ka filluar prej kohësh, duke u dhënë dorën sportistëve tanë më të mirë dhe duke u bërë të mundur atyre q ë të ndihen ngrohtë në vendin e tyre. I kemi rritur pagat e forcave të armatosura dhe do të vazhdojmë t’I rritim Ushtarakët tanë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-së dhe kjo do të ndodh jo pas 10 vitesh porn ë pak vitet në vijim”- tha ai.
Numri një i qeverisë u ndal te kampionia Luiza Gega duke thënë se kjo e fundit është shëmbëlltyra e shtetit shqiptar.
“Respekt për Luiza Gegën që është shembulli I shpejtësisë që nuk njeh pengesa. Kur Luiza Gega u bë Luiza Gega nuk kishte shtet që ta shtynte pas shpine që ta shtynte që të vraponte më shpejt. Sot Gega është shëmbëlltyra e shtetit, e një shteti që do të ecë shumë më shpejt përpara dh synon për të bërë krenar të gjitha Luizat e tjera të vogla”- shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
- 13:52 Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
- 13:41 Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”