“Kurti nuk reagoi për gjyqin e UÇK”, gazetari zbulon pse hesht kryeministri
Kryeredaktori i Telegrafi.com Muhamet Hajrullahu, ka folur në lidhje me reagimet për gjyqin në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.
I ftuar në Euronews Albania, ai tha se liderët e institucioneve të Kosovë kanë bërë mirë që kanë heshtur për gjyqin në Hagë pasi mund të merret si ndërhyrje në procesin e drejtësisë.
Këtë deklaratë e bëri kur u pyet se përse nuk ka reaguar Albin Kurti për gjyqin ndaj ish-komandantëve të UÇK-së.
“Mendoj se liderët e institucioneve të Kosovës kanë bërë mirë që nuk kanë reaguar sepse çdo reagim i tyre në mënyrë të drejtpërdrejt, mund të merret si ndërhyrje në procesin e drejtësisë dhe kjo mund t’i bëjë dëm në këtë fazë njerëzve që po ballafaqohen me drejtësinë në Hagë. Më mirë është që nuk po flasin sesa të flasin e të bëjnë dëm. Ka pasur disa reagime, si Rama, Ali Mehmeti në Maqedoni dhe nga opozitarët në Kosovë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)