“Ju mund ta sillni Rusinë në vete”- Macron takon presidentin kinez

6 Prill 2023 | 12:27

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar homologut të tij kinez Xi Jinping që të përdorë ndikimin e tij për të ndihmuar në ndalimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Unë e di se mund të mbështetem tek ju për ta sjellë Rusinë në vete,” i tha ai Xi në fillim të bisedimeve në Pekin.

Xi tha se dy vendet e tyre kishin “aftësinë dhe përgjegjësinë” për të mbrojtur paqen botërore.

Udhëheqësi francez ndodhet në një vizitë shtetërore në Kinë, e cila ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

I shoqëruar nga një delegacion i madh biznesi, Macron po kërkon gjithashtu të forcojë lidhjet tregtare. Atij i bashkohet edhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilën e ftoi të marrë pjesë në bisedimet me udhëheqjen kineze.

Vizita vjen pas vitesh të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Kinës.

Të enjten pasdite, Macron u prit me një paradë ushtarake në Pekin, përpara se të fillonte bisedimet me dyer të mbyllura me Xi.

Të dy pritet të zhvillojnë një diskutim trepalësh me zonjën von der Leyen – e cila është në Pekin me ftesë të Macron – më vonë në mbrëmje ata do të marrin pjesë në një darkë shtetërore.

Në takimet më herët të enjten me zyrtarë të tjerë të lartë kinezë, përfshirë kryeministrin, numrin dy të vendit Li Qiang, Macron dhe zonja von der Leyen kishin bërë thirrje për rritjen e dialogut me Pekinin.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026