“Në 7 gjyqe, kemi fituar vetëm 1”, Çoçoli: Shqipëria, bilanc negativ në arbitrazhe
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha në një intervistë për Euronews Albania se në 7 gjyqe nga Shqipëria është fituar vetëm 1, gjë që sipas tij është tregues i bilancit negativ në arbitrazhe.
Eksperti sqaroi se nuk kemi pasur specialistët e duhur në momentin e përpilimit të kontratave.
“Për fat të keq nuk kemi pasur specialistët e mirëfilltë të përgjegjshëm. Nga papërgjegjshmëria e këtyre strukturave tona ne kemi humbur kaq shumë. E dyta është që humb një gjyq, humb një gjyq tjetër dhe fillon imazhi i një shteti problematik për të ruajtur të drejtat e një investuesi të huaj. Kjo është shumë e rëndë. Ne duhet ta largojmë këtë imazh që na është ngjitur, sidomos këto 20 vitet e fundit,” – deklaroi Çoçoli.
“Në rast se flasim për 147 milionë euro, para që ne duhet t’i kthejmë nga gjyqet e humbura, me 12 ose 15 milionë euro që kemi fituar në këto dy dekadat e fundit, atëherë i bie që bilanci të jetë shumë negativ dhe kjo duhet të na vërë në një gjendje alarmi,” – shtoi eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump