“Samirit, Çetit dhe Ram Gecit iu çoj faturë”, Veliaj: S’i kam kompleks oligarkët

6 Prill 2023 | 22:28

Kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se nuk i ka kompleks oligarkët sepse paguajnë taksën e 10-fishuar të ndërtimit.

Ai tha se ju çon fatura dhe ka dashur të japë mesazhin si i majtë që kush ka më shumë do të paguajë më shumë.

“Oligarkët jo vetëm që si kam kompleks, por Samirit, Çetit, Ram Gecit e të tjerëve iu pres faturë. Pse jeni kaq të frustruar, iu jeni përfituesit kryesor të ndërtimeve. Ju pa ndërtime s’do kishit televizione sot,” – u shpreh Veliaj.

Ndërkohë, kryebashkiaku solli në vëmendje se të gjithë blenë atë që iu intereson dhe jua mban xhepi.

Nëse një person ka mundësi të blejë një makinë të shtrenjtë dhe një tjetër jo, kjo cilësohet si ekonomi tregu dhe nuk ka vend për diskutim.

“Po ta them si shok, si koleg, si vëlla, po ta them me dashamirësinë dhe çiltërsinë më të madhe,” – i tha Veliaj Mëhillit e cila po argumentonte se sot një qytetar nuk ble dot një apartament në Tiranë me çmimet aktuale.

“Numbeo është një databazë serbe e cila hedh të dhëna siç perceptohen nga njerëz dhe jo në mënyrë shkencore dhe statistika të llojëve të ndryshme. Të dhënat në Numbeo nuk kontrollohen nga profesionistë dhe mund të insertohen, ose të ndryshohen nga kushdo që futet në faqe. Unë të citoj Komisionin Europian dhe INSTAT-in e Shqipërisë, ti thua unë kam Numbeon,” – shtoi kryebashkiaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026