Kryeministri Rama: Do rriten pagat për mësuesit, infermierët dhe zjarrfikësit
Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se do të rriten pagat për mësuesit, infermierët dhe zjarrfikësit.
Ai u shpreh se për të nuk ka kënaqësi më të madhe se të lajmëroj këto rritje pagash pavarësisht se Shqipëria ka pasur shumë goditje ekonomike. kryeministri ka premtuar se do të arrihet me anë të kësaj reforme pagash që paga mesatare të jetë 900 euro.
“Është shumë e rëndësishme për ne të konstatojmë sot se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë. kemi hyrë në një fazë të re të zhvillimit të saj, pavarësisht goditjeve që Shqipëria ka marrë. Sot që flasim vazhdojmë të mbështesim të gjitha familjet dhe bizneset e vogla në mënyrë që të mos shikojnë asnjë qindarkë rritje në faturat e tyre. Sot është dita që ata vetë të marrin, jo vetëm infrastrukturat, por ata drejtpërdrejtë në arkën e tyre familjare, frute nga kjo përpjekje dhe nga reformat që na kanë sjellë deri kë tu. nuk dua të humbasë vëmendjen në punën e shifrave.
Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua se tu them specialistë ve më të ulët që paga e tyre do të shkojë nga 49 mijë lekë në 81 mijë lekë, apo tu them mësuesve në arsimin e mesëm se paga e tyre do shkojë mbi 1 milionë lekë, apo në arsimin bazë do shkojë nga 74 mijë në 95 mijë dhe këto janë shifrat bazë, nivelet e kualifikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë.
Po kështu është koha që të bëjmë një rritje të pagave të pedagogëve të gjithë sistemit universitar, duke i dhënë diskredicion që ata të shkojnë mbi 30% sepse janë autonom. Po kështu është kënaqësi t’u them infermierëve se do të kapin një bazë pre 87 mijë lekës dhe ndërkohë kjo bazë shkon edhe përtej 90 mijë lekësh. Kemi rritur pagat për forcat e armatosura dhe do vazhdojmë t’i rrisim. Po kështu kemi rritur pagat për zjarrfikësit, pagën e zjarrfikësve do e çojmë në 80 mijë lekë. E gjitha kjo do bëhet në dy hapa, hapi i parë do të jetë tani me mësuesit, me sigurinë dhe me mjekët e infermierët”,-tha Kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet