Ekspozita me veprat e Gjelosh Gjokaj, 73 piktura që nga viti 1961

7 Prill 2023 | 16:50

Prej disa ditësh në Qendrën për Hapje dhe Dialog, janë ekspozuar veprat e mjeshtrit Gjelosh Gjokaj.

Mbi 73 piktura janë bërë publike për artdashësit,  nga një i afërm i piktorit. Sead Gjokaj, i cili arriti t’i mbledhë dhe t’i bëjë bashkë, një pjesë i ka të trashëguara nga maestro dhe një pjesë i ka mbledhur ndër vite.

“Seadi ka në plan që këtë koleksion ta çojë në 100 vepra. Mendohet se maestro na ka lënë trashëgimi mbi 3000 vepra, të shpërndara nëpër botë. Gjelosh Gjokaj, lëviz në stilistikën e tij, fokusohet tek simbolika dhe stilistika e veprës së artit. Kalon në teknika të ndryshme, akuatinta, piktura në vaj dhe akrilikë,” – u shpreh Ena Bulku, drejtore e COD.

Gjelosh Gjokaj, përmes artit të tij, përcjell ndjesitë e tij, frymëzuar jo nga ngjarjet që e rrethonin, por nga emocionet që ai merr, sidomos nga vendet ku piktori ka jetuar, si Itali, Gjermani.

Në ekspozitën me vepra që datojnë nga viti 1961 deri në 2013, e mbajtur në kryeministri, ajo që bie në sy është vepra 5 metra e lartë, Kënga për Kadinjaçën.

“Është një vepër madhështore, por dhe nga simbolika që ka, e cila përmban një simbolikë tragjike, një vepër që tregon mbi historinë,” – deklaroi Bulku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026