Spahiu: Gazetarët kanë frikë kur i bëjnë pyetje Berishës

7 Prill 2023 | 19:12

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se gazetarët nuk kanë guxim t’i bëjnë pyetje Sali Berishës.

Sipas tij, në qëndrimet e Berishës për Yuri Kim, duhet pyetur se përse nuk ka pasur të njëjtat reagime edhe kur ambasadorja ka kërkuar përjashtimin e Tom Doshit nga listat.

“Gazetarët shqiptarë sot, Sali Berishës duhet ti thoshin ‘a quhet ndërhyrje në punët e brendshme dy vite më parë në 2021-shin kur ambasadorja amerikane kërkoi largimin e Tom Doshit si deputet?’. Pse kur preket interesi i tij, Yuri Kim bënka krim elektoral dhe kur Yuri Kim të njëjtën gjë e kërkon për socialistët paska bërë heroizëm. Dy standardet e Sali Berishës duhet t’i kujtohen në sy, publikisht dhe para kamerave dhe është detyrim i çdo gazetari ta bëjë këtë,” – u shpreh Spahiu.

Ai shtoi se ndjen keqardhje për gazetarët të cilët sipas tij nuk guxuan t’i kërkonin Berishës sot të nxirrte provat që kishte për pronat, kur në fakt është Sali Berisha ai që kërkon çdo ditë prova nga Amerika.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026