Ish-zv.kryeministri serb: 5 shtetet mosnjohëse s’do ta njohin Kosovën edhe pas Ohrit
Ish-zv.kryeministri i Serbisë Zharko Koraç tha në një intervistë për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se 5 shtetet mosnjohëse të BE nuk do ta njohin Kosovën shtet të pavarur edhe pas marrëveshjes së Ohrit.
Sipas tij, mes pesëshes mosnjohëse ka nga ato, si Spanja dhe Qipro, që kanë arsyet e tyre të brendshme për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.
“Fatkeqësisht, jo. Nuk e mendoj. E kam parë që Prishtina është shumë optimiste për këtë çështje, por mendoj se gabojnë. Do t’ju jap një arsye. Mendoj se këto 5 vende, disa prej tyre, si Spanja dhe Qiproja, kanë problemet e tyre të brendshme, kanë fare pak lidhje me problemet e Kosovës, le të themi. Siç e dini, Spanja ka probleme me Katalonian dhe Qipro ka probleme me të ashtuquajturën Republikën Turke të Qipros, të cilën s’e njeh asnjë shtet i botës përveç vetë Turqisë. Pra, këto vende kanë, si të thuash, arsyet e tyre të brendshme për të kundërshtuar. Në fund të ditës, mendoj se do ta njohin Kosovën, por për momentin e njohin pasaportën e Kosovës, me sa di unë, njohin dokumentet kosovare, për shembull, Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por i njohin pasaportat. Pra, ideja është nuk mund t’i ndalosh udhëtimet nga Kosova dhe mendoj se është turp i madh për Evropën që Kosova në janarin e vitit të ardhshëm do të ketë liberalizmin e vizave ku populli i Kosovës do të udhëtojë pa viza, sepse Kosova është e vetmja pjesë e Evropës ku ka ende regjimin e vizave”, tha Koraç.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta