“Vuçiç ushqen nacionalizëm ekstrem”, Koraç: Mjafton të thuash s’e jap Kosovën dhe…
Ish-zv.kryeministri i Serbisë Zharko Koraç tha në një intervistë për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania në 11 vitet e tij në pushtet presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç po ushqen nacionalizëm ekstrem kundër Kosovës.
Sipas tij në Serbi mënyra më e sigurt për t’u bërë lider politik, një person i rëndësishëm politik, është të flitet për Kosovën dhe të thuhet që nuk e jap Kosovën.
“Vuçiçi po e ushqen nacionalizmin ekstrem kundrejt Kosovës. Kohët e fundit kam thënë në një nga të paktat medie liberale, tek e përditshmja “Danas”, kam thënë që mënyra më e sigurt për t’u bërë lider politik, një person i rëndësishëm politik, është të flitet për Kosovën dhe të thuhet që nuk e jap Kosovën. Është shumë e rrallë në politikë nëse e gjen këtë tjetërkund nëpër botë. Mjafton ta bësh këtë deklaratë dhe të bëhesh i famshëm. Vuçiçi s’po e ndryshon të shprehurit për Kosovën, por duhet të jemi pak të kujdesshëm. Ai do të prezantojë këtë marrëveshje sikur nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por sikur po zgjidh, si ta themi…”, tha Koraç.
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet