Bien abortet tek adoleshentët, INSTAT publikon trendin gjatë 5 viteve të fundit

8 Prill 2023 | 15:48

Raporti i hartuar nga Instituti i Statistikave në lidhje me treguesit e mirëqenies së fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri, në vitet 2017-2021 ka nxjerr në pah se shkalla e abortit te femrat 15-19 vjeç për 1.000 lindje të gjalla ka rënë nga 0,34 në 0,20.

E përkthyer në shifra, në vitin 2021 janë kryer 131 aborte nga vajza adoleshente, nga rreth 200 që u kryen në 2017.

Me rritjen e moshës, edhe shkalla e aborteve vjen në rritje. Të dhënat e instat tregojnë se abortet te femrat e grupmoshës 15-24 vjeçe, zinin afërsisht 16-18% të totalit të aborteve të kryera nga femrat në moshën riprodhuese 15-49 vjeçe, por kjo shifër është sërish në trend rënës prej vitit 2018.

Trendi i aborteve për të gjitha grupmoshat në Shqipëri ka ardhur në ulje nga viti 2017 në vitin 2021. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, në vitin 2021 janë regjistruar 4463 aborte, prej të cilave 3743 janë kryer në spitale publike dhe 720 në spitale dhe klinika private të licensuara.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026