Çfarë ndodh nëse s’paguajmë Bechettin? Soko tregon si mund të ngrijë asetet tregtare
Francesco Becchetti ka fituar gjyqin në Arbitrazh ndaj shtetin shqiptar që tani i detyrohet 110 milionë euro biznesmenit italian.
Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në emisionin Review në Euronews Albania se pavarësisht kohës ato para do të paguhen një ditë.
Sipas tij, nëse shteti shqiptar refuzon të paguajë paratë që i detyrohet biznesmenit italian pas vendimit të Arbitrazhit mund të ketë penalizime që kanë të bëjnë me ngrirje të aseteve tregtare.
“Në fillim ai do bëjë kërkesë në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë, nëse ia rrëzon, që nuk ka shanse pasi jemi të detyruar të zbatojmë vendimet e kësaj gjykate, ai fillon atë që quhet forum shoping; shkon në të gjitha vendet që janë anëtare të ITSTI dhe paraqet kërkesën për ngrirje të aseteve tregtare. Do gjurmojë ku kemi ne asete tregtare, lekë borxhi ose lekë nga marrëdhënie tregtare me partnerë të huaj dhe do kërkojë nga gjykatat respektive që t’i njohin vendimin e Arbitrazhit dhe do të mbledhë të gjithë shumën”, tregoi Soko.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi