Kush duhet të dënohet për Bechettin? Kasmi: Përgjegjësia politike

8 Prill 2023 | 22:17

Ish-zv/ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi komentoi në emisionin Review në Euronews Albania vendimin e Arbitrazhit në lidhje me biznesmenit italian Francesco Becchetti, të cilit shteti shqiptar duhet t’i dëmshpërblejë një shumë prej 130 milionë euro.

Kasmi tha se përgjegjësia fillimisht është politike dhe më pas është kuridike për të nisur një hetim për shpërdorim detyre.

“Së pari këtu ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme politike, me një numër kaq të madh rastesh të humbura të Arbitrazhit.

Ne kemi votuar një qeveri dhe kjo qeveri merr vendime në të dobi tonën por dhe në dëmin tonë. Në dëmin tonë jo toni, por për dekada e dekada, për brezat e ardhshëm për fëmijë e fëmijëve. Ndaj ne duhet ta mendojmë mirë kë zgjedhim mbi krye.

Nëse në çështje të cilat një individë futet me mirëbesim për të zgjidhur një kontratë, le të themi kur t’i jep një kontratë një subjekti dhe ai bën çdo gjë të kundërligjahsme dhe ti je i detyruar ta ndërprerësh dhe mosndërpreja është çështje shpërdorimi detyre. Por ne nuk mund ta çojmë përgjegjësinë juridike te prokuroria nëse duhet apo jo të hapë një çështje, unë mendoj se së pari duhet të qartësojmë çështjen politike. Kjo është një çështje mirfilltazi politike”, tha Kasmi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026