Elvana Gjata surprizon Marselën e vogël, familja Baka në Krrabë mbushet me dhurata
Më herët ishte gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ai që solli në vëmendje historinë e Marselës, një vajze të vogël që e takoi krejt rastësisht e që jetonte në varfëri të madhe bashkë me familjen e saj në Qafë Krrabë.
Nga postimi i tij në rrjete sociale, jehona që mori lajmi solli shumë përfitime për familjen Baka.
U mblodhën mbi 3.5 milionë lek (të vjetra) ushqime, pothuajse për një vit, veshje, dy smartphone, dy biçikleta etj.
“Vajza dhe djem nga Korça dhe Tirana takuan sot familjen Baka, qershia mbi tortë ishte menaxheri i Elvana Gjatës, Andi Islami bashkë me këngëtaren, Julka që përpos ndihmës dhe fustaneve të bukura i dhanë mesazhin më të bukur Marselës së vogël. Në pamundësi për të ardhur vetë, këngëtarja e preferuar e Marselës, Elvana Gjata, i kishte dërguar një video mesazh sa emocionues aq edhe motivues,” – bëri me dije gazetari.
Familja Baka mori ndihmë brenda 7 ditëve, ndërsa kryefamiljari u fut në punë te njësia administrative Qafë Krrabë, tregues ky i qartë i pushtetit të mediave dhe rrjeteve sociale që fatmirësisht, nga një udhëtim me makinë rezultoi në një ndryshim 360 gradë të stilit të jetës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur