Spahiu zbulon tre familjet e paprekshme nga drejtësia në Shqipëri

9 Prill 2023 | 16:30

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Euronews Albania se drejtësia shqiptare ka një barrierë të cilën nuk po e kalon dot.

Sipas tij, në Shqipëri janë tre familje të paprekshme që edhe sikur nga 10 dosje të kenë drejtësia, nuk merret me ta.

Kreshnik Spahiu tha se këto tre familje janë familja Rama, Berisha dhe Meta, të cilët sipas tij, drejtësia nuk i përmend emrat as për dëshmitarë.

“Ajo që unë dua të theksojë, drejtësia shqiptare ka një tabu dhe një barrierë, nuk ka kaluar dot  ylberin e drejtësisë. Cili është ylberi i drejtësisë? Të arrish në nivelin kryeministror dhe presidencial. Kjo është tabu për drejtësinë shqiptare dhe dallon jo vetëm nga drejtësia europiane, por edhe nga ajo afrikanë edhe nga ajo aziatike, edhe nga ajo latino-amerikane.

Pra në Shqipëri ka tre familje të paprekshme, familja Rama, familja Berisha dhe familja Meta. Këta sikur nga 10 dosje të kenë, drejtësia shqiptare nuk guxon jo t’i arrestojë, por as t’i marrë në pyetje. As dëshmitarë nuk i merr këta”,-tha për Euronews Albania Kreshnik Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026